Friday, April 26, 2024
Home Arsim I hiqet licenca shkollës “Udha e Shkronjave”, përhapën panik duke mbyllur shkollën...

I hiqet licenca shkollës “Udha e Shkronjave”, përhapën panik duke mbyllur shkollën për dy javë

0
963

I hiqet licenca shkollës private “Udha e Shkronjave”. Vendimi është përcjellë nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një statusi në facebook.

Shkak u bë urdhri i drejtuesve të kësaj shkolle për të mbyllur këtë institucion me dy javë me pretendimin për parandalimin e një situate virale të koronavirusit.

Shahini thotë se drejtuesit e shkollës duhet të ndiqen penalisht.

‘Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën. Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here