Ka shkuar në 7750 numri I të sëmurëve nga koronavirusi në Itali, 2795 më shumë se dje, ndërsa numri i përgjithshëm I infektimeve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit ka arritur në 21.157. Të vdekur janë 175. Janë këto të dhënat e bëra publike nga komisari i emergjencave civile Angelo Borrelli, I cili ka thënë që numri i të vdekurve është ulur në krahasim me dje që ishte 250.