Të gjithë në shtëpi, shkodranët në Shirokë – Zogaj. Covid 19 nuk i prish rutinën e fundjavës qytetarëve, dalje edhe në grup

0
960

 

I ngjan një dite të zakonshme fundjave. Qytetarët janë dyndur në Shirokë – Zogaj, përtej thirrjeve të autoriteteve për të qëndruar në shtëpi.

Çmenduri apo mospërfillje? Si mund të përkufizohet e gjitha kjo, në një situatë kur e gjithë bota është në panik dhe numri i të prekurve sa vjen dhe shtohet. Në vendin tonë janë 38 të infektuar, por për shkodranët ky detaj nuk ka ndikuar qe të tregohet kujdes i shtuar. Madje ata thonë se nuk ndjehen të frikësuar, kanë shtuar masat për higjenën dhe asgjë më shumë. Kufizimet e tjera ju duken të ekzagjeruara.

Fakti që lokalet janë të mbyllura për shkak të vendimit të qeverisë, shkodranët i sheh të grumbullur kudo, nëpër parqe dhe lulishte. Një panoramë që i ngjan një dite të zakonshme, kur vetëm e tillë kjo periudhë që po kalojmë nuk është. Kanë lënë makinat, kanë marrë biçikletat dhe i sheh të lëvizin kudo!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here