Shkon në 2 milionë njerëz numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën, mbi 126 mijë të vdekur

0
442

Saktësisht, në të gjithë globin, deri tani, numërohen si të infektuar me Covid-19, 2 000 066 persona.

Nga gjithë kjo masë e infektuar, 126 754 vetë kanë vdekur nga virusi.

Ndërsa, nga të infektuarit me Covid-19, janë shëruar deri tani 484 597 persona.

Shteti me më shumë të infektuar dhe të vdekur në shkallë botërore është SHBA, me 614 246 të infektuar dhe 26 064 viktima.

Më pas vjen Spanja, me 174 060 të infektuar dhe 18 255 viktima, e më tej Italia, Franca, Gjermania etj.

Ndërsa, në Shqipëri janë konfirmuar si mbartës të Covid-19, deri tani 475 persona. Kurse, numri i viktimave nga virusi ka shkuar në 24 njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here