Presidenti Meta: Shtyrja gjendjes së fatkeqësisë duhet të ishte me afat 30 ditor

0
651

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ deklaroi se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet të ishte me një afat më të shkurtër se dy mujor.

Kreu i shtetit tha se ende nuk ka një qëndrim për këtë kërkesë të qeverisë, pasi nuk ka parë argumentet ku është bazuar.

‘Mendoj se kjo shtyrje mund të ishte bërë me anjë afat 30 ditor, megjithatë duhet të shoh argumentet dhe relacionin’,- tha Presidenti Meta.

Qeveria ka kërkuar shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, ndërkohë që Kushtetuta përcakton se situatat e emergjencës dhe gjendjes së jashtëzakonshme duhet të shpallen jo më shumë se 30 ditë.

Lidhur me marrjen e masave nga qeveria, Presidenti Meta u shpreh se nuk kanë qenë të ashpra dhe ishin të nevojshme.

‘Nuk mendoj se ka qenë e ekzagjeruar, për arsye se në jemi fqinj të Italisë dhe jemi vendi që kemi marrëdhënie me të ngushta. Italia ishte një nga viktimat kryesore të kësaj pandemie’,- tha kreu i shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here