Shkodër/ Dërgohen në ISHP 15 tamponë, ja si paraqitet situata…

0
844

 

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 05.05.2020.

1. Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut vazhdon të jetë në nivele të qëndrueshme
a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e 11 mostrave të marra dhe dërguara dje në ISHP në Tiranë, janë konfirmuar të gjitha mostrat negative.
• Në total, ngelet në 110 numri pozitiv covid-19.
• 9 qytetarë janë duke u mjekuar në spitalin Covid-19 në Tr, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, ndërsa 11 qytetarë që janë raste pozitiv janë të izoluar në banesën e tyre dhe janë pa simptoma.
• Sot janë marrë 15 tampona dhe janë dërguar në ISHP në Tr.
• Të ardhur nga Porti i Durrësit janë 1 familje me 4 persona nga Bushati, që po karantinohen në Shtëpi, dhe 6 qytetarë të ardhur nga Mali Zi që po karantinohen në banesën e tyre në Shkodër
• Vijon kontrolli epidemiologjik i 26 shtetasve në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.
b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk asnje vatër covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë marrë 6 mostra të përsonelit të shërbimit të një institucioni rrisku dhe janë dërguar në ISHP, nuk janë raste të dyshuar por për sigurinë e punonjësve.

Ndërkohë në bashkëpunim me ISHSH, DVP, AKU, janë ushtruar rreth 6 kontrolle për verifikimin e respektimit të masave mbrojtëse në bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz, ku janë monitouar 3 njesi tregtare, 1 furrë buke, 1 ushqimore, 1 pasticeri, 1 kancelari, 1 dyqan veshmbathje, ndaj të cilëve nuk janë marrë masa gjobë por janë keshilluar për rregullat e zbatimit të masave mbrojtëse.

c. NJVKSH, M.Madhe, informohemi se mostra e marrë dje e dyshuar për Covid-19 dhe derguar ne ISHP në Tiranë, ka rezultuar negativ.
Aktualisht nuk kemi asnjë rast covid-19.

2. Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 61 raste, vizita te urgjences, nga keto asnjë rast i dyshuar për covid-19.

3. Situata Rendit Publik.Nga DVP, jane marrë gjithsejt rreth 39 masa ndaj këmbësorëve, ndërkohe që vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

4. Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, janë të akomoduar deri sot me dt.05.05.2020, rreth 26 shtetas të cilëve ju afrohet sherbimi me ushqim dhe asistence shëndetësore.

5. Nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, informohemi se gjatë ditës së djeshme me dt.4.05.2020 janë paraqitur ne pikën e Kalimit të Kufirit H.Hotit, rreth 11 shtetas per riatdhesim, me banim në zonën e kuqe, të cilëve në bazë të urdhërit të MSHMS, nr.278 dhe 288 ju plotësua vetdeklarimi për në banesë dhe janë shoqeruar nga strukturat përkatëse të DVP për vetkarantinim në shtepitë e tyre.

6. Drejtoritë e ISHSH, AKU në kuadrin e masave për lehtësimin e veprimtarisë tregtare të subjekteve, në zbatim të vendimit Nr.5 dt.28.04.2020 me Nr.233/59 prot dt 28.04.2020 I KMC të Qarkut Shkodër për garantimin e zbatmit të Protokolleve të Sigurisë në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 nga ISHSH, DRAKU Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, NJVKSH, në bazë të planit javor për monitorimin dhe keshillimin e subjekteve që janë lejuar të fillojnë aktivitetin kanë vijuar monitorimin e keshillimit ne bashkitë Shkodër, Pukë dhe Fushë Arrëz.

7. Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes, vazhdon ruajtjen fizike te shtetasve qe ndodhen ne ambientet e akomodimit te Konviktit ne Univeristetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht jane 26 shtetas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here