Mblidhet sot në ambjentet e Pallatit të Kongreseve Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.
Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të partive dhe ekspertë të çështjeve zgjedhore, raporton BW.
Pak ditë më parë palët politike u dakordësun për 3 çështje; periudhë zgjedhore, kuotat gjinore dhe financimin e partive, ndërsa opozita theksoi se këto nuk janë çështjet më të rëndësishme.
Kujtojmë se sot ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi sot një nga anëtarët e Këshillit Politik, Petrit Vasilin, ndërsa më herët zhvilloi takim me Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin dhe Rudina Hajdarin.
Ky takim vjen vetëm 3 ditë para përfundimit të Reformës Zgjedhore, dhe 31 maji nuk është kushti i SHBA, por një dakordësi mes palëve që Lulzim Basha është zotuar para ambasadores për këtë datë.
Po ashtu, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, teksa reagoi sot, pohoi se po ndiqet me interes të veçantë përpjekjet e partive për kompromis për çështje të rëndësishme, që OSBE i ka vlerësuar si problematika për shumë vite.