Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Kontrata me SHBA për helikopterët “Black Hawk”, Rama: Financim i dy qeverive...

Kontrata me SHBA për helikopterët “Black Hawk”, Rama: Financim i dy qeverive për investimin kolosal, Forcat Ajrore po ringrihen

0
710

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur investim kolosal kontrantën SHBA- Shqipëro për helikopterët ‘’Black Haëk’’ të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Rama shkruan se Forcat Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen shumë shpejt me hapa të sigurt.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me ambasadoren Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive.
Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt🇦🇱🇺🇸

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here