EMA apel shteteve: Shmangni vaksinën AstraZeneca te personat mbi 60 vjeç

0
680

 

Shtetet duhet të shmangin dhënien e vaksinës Astrazeneca te personat  mbi 60 vjeç, sipas kreut të Task Forcës  të Barnave të BE-së.

Sipas Reuters, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e konsideron vaksinën Astrazeneca të sigurt për të gjitha grupmoshat. Sidoqoftë, disa shtete anëtare të BE-së kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca  për popullatën e moshuar për shkak të rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, veçanërisht tek të rinjtë.

“Në kontekstin e pandemisë, pozicioni ynë ka qenë dhe është që raporti rrezik-përfitim të mbetet i favorshëm për të gjitha grupmoshat,” tha udhëheqësi i task forcës Covid-19, Marco Cavaleri për gazetën italiane La Stampa.

Ai shtoi, megjithatë, se ndërsa numri i rasteve me Covid-19 zvogëlohet dhe duke pasur parasysh që popullata më e re është më pak e ekspozuar ndaj rreziqeve të lidhura me Covid-19, do të ishte më mirë të përdoren vaksinat e mRNA-së, siç janë vaksinat Moderna dhe Pfizer.

I pyetur nëse autoritetet shëndetësore duhet të shmangin dhënien e vaksinës Astrazeneca njerëzve mbi moshën 60 vjeç, Cavaleri tha: “Po, dhe shumë vende, të tilla si Franca dhe Gjermania, po e konsiderojnë këtë opsion.”

Qeveria italiane tha të premten se do të kufizojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit mbi moshën 60 vjeç,  pasi një adoleshent që mori vaksinën vdiq nga një formë e rrallë e mpiksjes së gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here