Vaksina e re anti-covid/ Novavax, rezulton mbi 90% efikase

0
530

 

Ndërsa bota vijon vaksinimin kundër Covid-19, vaksina amerikane, “Novavax”, mund të jetë një ndër më efikaset dhe më të sigurtat.

Kompania biofarmaceutike e financuar nga qeveria amerikane njoftoi të hënën se në testet e kryera në SHBA dhe në Meksikë, efikasiteti i vaksinës arrin vlerën 90 %.

Vaksina ende nuk ka marrë autorizimin për përdorim publik, por pritshmëritë janë për shtatorin dhe deri atëherë kompania amerikane pret të prodhojë 100 milionë doza përmuaj.

Vaksina “Novavax” përdor proteina të virusit por të modifikuara gjenetikisht që ato ta stërvitin sistemin imunitar pa e dëmtuar organizmin.

Kompania thotë se efikasiteti është i lartë edhe për variantet e ndryshme të koronavirusit.

Nëpër botë qarkullojnë disa vaksina, dhe më e shitura ndër to mbetet “Pfizer-BioNTech” dhe “Moderna”, dy prodhime amerikane rreth 95 efikase kundër Covid-19.

Vaksina angleze, “AstraZeneca-Oxford”, kinezja “Sinovac” dhe amerikania tjetër, “Johnson & Johnson”, e plotësojnë listën, ndërkohë që edhe prodhuesit e vaksinës ruse “Sputnik-V” pretendojnë mbi 90 % efikasitet.

178 vende të botës kanë kryer gjithsej mbi 2,35 miliardë doza që prej fundvitit të kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here