Rama: Fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet e-Albania

0
543

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania.

Kryeministri shkruan se kjo eviton mbledhjen e një tufe me letra dhe radhët e gjata në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirëmëngjesi. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here