Maturantët zhvillojnë sot provimin e lëndëve me zgjedhje

0
596

Maturantët zhvillojnë sot provimin e fundit, atë  të lëndëve me zgjedhje.

Pavarësisht pretendimeve gjatë protestave nga ana e maturantëve ku u deklaruar se do të kishte bojkot të provimit të sotëm, maturantët i janë drejtuar klasave për të kryer provimin e radhës.

Fillimisht ishte deklaruar se mund të kishte dhe një protestë përpara se të fillonte provimi, por situata është e qetë. Provimi do të zgjasë 2 orë e gjysmë, njësoj si provimet e tjera dhe është provimi i fundit i maturantëve.

Nga ana e maturantëve është deklaruar se pasi të mbarojë provimi i sotëm, do të diskutojnë nëse do të vijojnë protestat apo jo sa i përket kërkesës kryesore të tyre lidhur me provimin e matematikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here