Apeli për rrezikun e vaksinave: Pfizer dhe Moderna shkaktojnë inflamacion në zemër

0
1035

 

Vaksinat e Kompanive Pfizer dhe Moderna dyshohet se shkaktojnë një inflamacion të lehtë në zemër, kryesisht tek meshkujt tek të 30. Paralajmërimi ka ardhur nga Rregullatori për Ilaçe në Shtetet e Bashkuara, të cilët iu bëjnë thirrje mjekëve të tregojnë kujdes për këto raste. Pacientët e prekur janë rekuperuar në 95 % të rasteve.

Vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna shkaktojnë inflamacion të lehtë në zemër, tek pacientët që i kanë marrë këto. Paralajmërimi ka ardhur nga Rregullatori për Ilaçe në Shtetet e Bashkuara, se ka pasur raportime për reaksione, të cilat sugjerojnë për rritje të rrezikut për inflamacion të muskulit të zemrës, kryesisht tek meshkujt në moshë të re. Deri më tani, më shumë se 1,200 raste janë raportuar me reaksione të tilla në Shtetet e Bashkuara, nga mbi 300 milionë doza të vaksinave.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë identifikuar 309 shtrime nga ky lloj inflamacioni te personat nën moshën 30-vjeçare. Më shumë se 95 për qind e tyre veç janë rekuperuar dhe kanë dalë nga spitali. Megjithatë shqetësimi mbetet prezent ndaj apelohen mjekët për kujdes të shtuar. Ndërkohë, ekspertët janë duke analizuar nëse duhet të jepen dozat e vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Moderna, të cilat kanë qenë 95 për qind efektive kundër koronavirusit.

Nga ana tjetër ekspertë të sëmundjeve infektive në SHBA po shohin mundësitë për dhënie të një doze shtesë të vaksinës për amerikanët që kanë marrë Johnson & Johnson’s (J&J), për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të koronavirusit. Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson’s merret vetëm me një dozë. Sa i përket kombinimit të dozave të vaksinave, ka pak të dhënë nëse është proces i sigurt dhe efektiv, ndonëse disa shtete evropiane po e aplikojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here