Rrethrrotullimet e Bypass-it/ Data 15 korrik afati i radhes, si të mëparshmet, pritet të caktohet një datë tjetër…..

0
737

 

 

Duhej te kishte përfunduar sot By Pass-i Shkodres me afatin me te fundit qe ka qene 15 korriku, nderkohe qe punimet vazhdojne ! Volumi i punes qe duhet te kryhet, don edhe disa dite per te përfunduar ! Kryhen gjate disa proçese njeheresh, dhe te ne njejten kohe duhet te qarkullojne edhe automjetet, por qe punimet krijojne gjendje kaotike dhe trafik te renduar ! Kjo perkon edhe me sezonin turistik qe e ka shtuar levizjen e automjeteve ! Ne kete pike, qarkullimi eshte mjaft i bezdisshem per drejtuesit e mjeteve pasi duhet pritur ne kushtet kur temperaturat jane mjaft te larta ! Qe ne prill tv1 – channel me disa kronika problematike ne kete objekt, e trajtoj te domozdoshme nevojen qe ketu te punohej me dy turne, ne menyre qe gjithçka te përfundonte brenda dates 1 qershor. Keshtu edhe nuk do te krijohej gjendje kaotike ne qarkullim gjate sezonit turistik. Por nuk e vlerësua rendesia e perfundimit se me pare te punimeve, gjithçka vijoi si me pare. U caktua dy afate te tjera perfundimi, 1 korriku por qe nuk u realizua, u theksua me pas 15 korriku  por edhe ne ket date nuk u arrit te perfundoje. Si ne hyrje te Shkodres, punohet edhe ne dalje te By Pass-it ne Dobraç te Ri, aty ku lidhet me aksin rrugor Shkoder – Hani i Hotit.   Ne te dyja keto pika nevojiten edhe disa dite punime per ta pefunduar e dorëzuar kete veper. Ne te njejten kohe edhe qarkullimi kaotik i automjeteve eshte i pashmangshem./TV1-CHANNEL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here