“Nga shkohet në kalanë Rozafa?” Pyetja që bëjnë rëndom çdo ditë turistët e huajt

0
795

 

Kane ardhur deri tek vendeparkimi i automjeteve ne afërsi te shkolles “Iliria” dhe pyesin per tu ngjitur ne kalana Rozafa. Jane nje grup motoristesh nga Hungaria, te cilet prej disa ditesh kane udhëtuar ne vendin tone. Pas qëndrimit ne plazhin e Velipojes, u nisen per te vizituar edhe kalane Rozafa. Por mungesa sinjalistikes per objektet turistike dhe tabelat e tjera sinjalizuese, bejne qe ata te mos mund te orientohen. Rashja njera nga motoristet e grupit, thote se mungon informacioni per zonat turistike te Shqiperise.

Edhe ne Velipoje e kishim shume te veshtire te gjenim hotelin ! Ju keni natyre shume te bukur, por u mungon informacioni akoma per vendndodhjen e zonave turistike dhe objekteve te rendesishme te trashegimise kulturore. Ne per Shqiperine jemi munduar te orientohemi vetem nga GOGLE, por nuk ka informacion te detajuar. Nga Velipoja erdhem per te vizituar kalane Rozafa, se kemi lexuar ne GOGLE, por e kishim shume te veshtire te orientohemi, se nuk keni tregues te objekteve turistike qe te informohen turistet. Kjo duhet permiresuar, pasi jeni vend i mrekullueshem dhe mikeprites.

Ne fakt jo vetem te huajt, por edhe shqiptaret e kane te veshtire te orientohen tek objektet e rendesishme te vendit te tyre. Me përjashtim te nje tabele, gati te mbuluar nga shkurret, nuk ka asnje tabele qe te  tregoje siper vendarkimin e automjeteve dhe rrugen per ne Rozafa. Ishin jo te paket shqiptaret nga Kosova qe e bene vërejtje kete mangësi, gjate filmimeve tone per kete kronike. Ne fakt nuk eshte hera e pare qe trahtohet ky problem, por ne Shkoder  autoritetet bejne sikur nuk degjojne dhe as shikojne./tv1-channel/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here