Takim në Slloveni për post-krizën e COVID-19, Xhaçka: Ballkani Perëndimor s’mund të trajtohet i ndarë nga BE

0
668

 

Një takim jozyrtar është zhvilluar mes Ministrave për Çështjet Europiane, ministrave të jashtëm të BE dhe atyre të Ballkanim Perëndimor për të folur për rezistencën pas krizës së COVID-19.

Takimi u zhvillua në Slloveni ku e pranishme ishte dhe ministrja e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në faqen zyrtare në FB, Xhaçka thotë se Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet i ndarë nga BE.
Ajo thotë se pandemia e tregoi se përpjekjet për të zgjidhur problemet komplekse vetëm janë të gabuara.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA
📍Në takimin jozyrtar të Ministrave për Çështjet Evropiane me homologët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutuam forcimin e rezistencës pas krizës së COVID-19.
Pandemia tregoi se përpjekjet për të zgjidhur probleme komplekse i vetëm janë të gabuara. Në trajtimin e kërcënimeve të tilla për shoqëritë tona, Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet i ndarë nga BE-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here