Renia e nivelit te ujit ne Liqenit te Shkodres ne kuotat minimale, ka nxjerre mbi sipërfaqe ndotjet e shumta ! Eshte pikerisht kjo situate mjaft e favorshme kur ato mund te pastrohen, nje proces ky qe nuk eshte kryer prej me shume se 3 dakadash ne kete hapesire ujore. Kjo nderhyrje  konsiderohet nga qytetaret mjaft e domozdoshme  pasi shtrati i Liqenit te Shkodres sidomos tek Ura e Bunes eshte tejet i ndotur  dhe i ngjane nje vendepozitimi mbeturinash. Eshte kjo arsyeja qe i kërkohet bashkise dhe strukturave mjedisore qe te nderhyjne ne kete periudhe pa humbur kohe per pastrimin e liqenit te Shkodres:

Ne fakt jo vetem nga qytetaret, por edhe nga specialiste te mjedisit, biologe dhe specialiste te kultivimit te rritjes se peshkut, eshte theksuar nevoja urgjente per ta pastruar Liqenin e Shkodres dhe sistemuar brigjet e tij. Por deri sot askush nuk e ka marre persiper pergjegjesine per kete proçes, as Ministria e Turizmit e Mjedisit dhe as Bashkia Shkoder ! Ne kete pike, Liqeni i Shkodres, kjo pasuri e paçmuar e natyres, nuk ka as kujdesin me minimal deri sot./TV1-CHANNEL

LEAVE A REPLY