Demtime në Shirokën turistike !Thyhet platforma dekorative e drurit

0
694

 

Ndonse nuk ka me shume se nje vit qe kane përfunduar punimet per rindertimin e pikes turistike te Shirokes, ne jo pak mjedise te saj demtimet jane te konsiderueshme ! Sidomos punimet prej druri kane pesuar demtimet me te medha. E tille eshte edhe platforma dekorative, te ciles elementet prej druri jane zhdukur fare ne disa pjese te saj apo edhe i kane hedhur ne uje. Kjo platforme ishte nder objektet me te preferuara te kesaj pike turistike per tu vizituar ng turistet dhe fiksuar kujtime ne foto. Por siç e tregojne edhe filmimet, demtimet e jane te konsiderueshme. Ka zera qe ato jane kryer nga individe te papergjegjshem,  nderkohe qe te tjere thone se jane demtuar nga ngritja e nivelit te Liqenit te Shkodres ne muaj janar – shkurt te ketij viti. Gjithsesi, ajo qe nuk mund te mohohet eshte demtimi i saj, dhe mungesa e kujdesit ndaj gjithe ketij ambienti. Ketu kane rolin e vet si qytetaret ashtu dhe Bashkia:

Ndonse objekti i kesaj kronike ishte demtimi i platformes prej druri ne kete pike turistike, faktikisht kujdesi per te ruajtur dhe mirëmbajtur Shiroken eshte tejet minimal. Ka probleme pastrimi e sistemimi i shume elementeve te tjere, qe ne gjendjen e sotme nuk kane asnje lidhje me pike turistike ! Shiroka turistike, jo vetem per emer, por ne radhe te pare per bukurite dhe sherbimet qe ofron ! Por kete bukuri e shemtojme sjellja antiqytetare ndaj objekteve te saj./tv1-channel/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here