ISHP: Mos përdorni pastrues apo zbardhues për të larë frutat dhe perimet!

0
648

 

Instituti i Shëndetit Publik këshilloi sot se mënyra më e mirë për të larguar papastërtitë është t’i lajmë perimet dhe frutat me ujë të freskët.

“Lajini ato në ujë të rrjedhshëm për 30-60 sekonda. Fërkojini që të largoni papastërtitë. Thajini frutat dhe perimet me një peshqir të pastër ose letër.

Përpara se t’i gatuani ose t’i prisni, pastroni mirë sipërfaqet e gatimit – enët, thikat dhe çdo gjë tjetër që do të përdorni.

Lani duart me sapun dhe ujë.

Përpiquni që të shmangni ruajtjen e perimeve dhe frutave për shumë kohë.

Asnjëherë mos përdorni pastrues ose zbardhues për të larë frutat ose perimet e freskëta,” ka theksuar në përfundim ISHP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here