“Sputnik-V” dhe “Sinovac” efikase kundër Covidit-19

0
854

 

Agjencia Europiane e Barnave ende nuk i ka miratuar për përdorim dy vaksinat ruse dhe kineze, “Sputnik-V” dhe “Sinovac”, por testet e fundit tregojnë se janë efikas kundër kovidit-19.

“Sputnik-V” mbushi të mërkurën një vit nga dita kur mori aprovimin e qeverisë ruse, dhe po përdoret si imunizuese në mbi 50 shtete.

Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi se prodhimi i Institutit Gamaleya është deri 83 për qind efikase ndaj variantit të ri Delta të koronavirusit, dhe efikasiteti rritet në 95 për qind në rastet e pacientëve të infektuar rëndë prej virusit.

“Sputnik-V” është miratuar për përdorim edhe në Shqipëri, bashkë me vaksinën “Sinovac” që po shfrytëzohet tani në masë për imunizimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here