Shiu shuan zjarret në Kukës dhe Tropojë, Mbrojtja Civile: Po kontrollojmë zonën dhe dëmet

0
640

 

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës njoftoi se si rezultat i reshjeve të shiut të rëna në qarkun Kukës, vatra e zjarrit tek Maja e Runës(Laku i  mollave), Malzi, po verifikohet nga specialistët e pyjeve të bashkisë Kukës, për të përcaktuar edhe hapat e mëtejshëm në marrjen e masave.

Aktualisht nuk ka vatra zjarri por ne disa pjese ka trungje te thyera te cilat te pashuara ende nxjerrin tym por qe nuk perbejne rrezik per rrrezik per riaktivizim te vatrave.

Gjithesesi situata po minitorohet edhe nga banoret dhe rojet e zones.Vatrat e zjarrit në Lekbibaj dhe Margegaj të Tropojës janë shuar plotësisht.

Shiu dhe breshëri që përfshinë dje qarkun e Kukësit kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ilmi Lisha koordinator i Përgjithshëm i Prefekturës Kukës ka folur në lidhje me situatën aktuale të zjarreve në verilindje. Lisha tha se në përgjithësi zjarret janë fikur, por në Lakun e Thive dhe në Lakun e Mollave ka disa mbetje zjarri, për të cilat po merr masat bashkia që të asgjësohet përfundimisht zjarri. Lisha tha se ende nuk kemi një bilanc përfundimtar të djegieve nga zjarri, por dëmet janë të konsiderueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here