Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen dy vajza

0
745

 

Në autostradën Lezhë-Milot ka ndodhur një aksident mbrëmjen e djeshme ku një prej drejtuesve të mjeteve ishte një një vajzë 23 vjeçe.  Të lënduara po fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur edhe shoferja, edhe shoqja që ishte pasagjere me të.

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:30 të së enjtes afër Spitenit, ku u përfshinë një “Volkswagen ” me drejtuese E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe një “Benz ” me drejtues M.L,43 vjeç, banues në Lezhë.

Policia e Lezhës tha se si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here