Debati rreth unazës lindore/ 4 vite për tu ndërtuar, 8 vite e padorëzuar !

0
630

 

Mungesa e ndriçimit gjate nates ne unazen lindore te qytetit te Shkodres nuk mund te zgjidhet, nese me pare nuk sheshojne mosmarrëveshjet e tyre  autoriteti rrugor dhe OSHEE, per borxhet e krijuara ! Pergjegjesi i ndriçimit per qytetin e Shkodres, Altin Salihi, thote se bashkia nuk e merr ne dorëzim unazen, pa u paguar me pare borxhet qe autoriteti rrugor ka ndaj OSHEE-se.

Salihi thekson se vertete eshte absurde qe unaza e përfunduar ne vitin 2013 nuk eshte marre akoma ne dorëzim as pas 8 viteve, por duhet te pergjigjen ata qe kane detyrimin per ta dorëzuar te rregullt:

Nese Autoriteti Rrugor dhe OSHEE bien dakord qe ta zgjidhin problemin per borxhet e krijuara, ateher Bashkia Shkoder eshte gati te nise procedurat per marrjen e unazes ne dorëzim:

Ndertimi i unazes lindore te Shkodres nisi ne vitin 2009 dhe përfundoi ne vitin 2013. Por nese mjaftuan 4 vite per tu ndertuar, çuditërisht nuk kane mjaftuar 8 vite per tu dorëzuar!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here