Fluks në aksin Morinë-Kukës: 40 mijë pushues hynë nga Kosova në Shqipëri

0
581

 

Mëngjesin e kësaj të diele pika kufitare e Morinit dhe segmenti Morinë-Kukës ka patur fluks te larte te makinave

Që në orët e hershme të mëngjesit në hyrje për në Shqipëri rradha e mjeteve ishte deri në thellësi të territorit të Kosovës, ndërsa policia kufitare e Morinit  për të shmangur radhët e gjata dhe vonesat për shkak të fluksit punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar, njofton SYRI TV.

Vetëm në orët e para të mëmgjesit të sotëm sipas të dhënave zyrtare kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 40 mijë shtetas kosovarë, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar.

Fundjava mban peshën kryesore të lëvizjeve në këtë pikë kufitare por pamje të tilla të lëvizjeve tashmë janë thuajse të përditshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here