Zjarret, situatë problematike në Majën e Rrunës në Kukës, pritet ndërhyrja nga ajri

0
599

Vijon zjarri në Majën e Rrunës në Kukës. Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit njofton se situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Njësia Administrative Malzi vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Njësisë Administrative Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Ndërkohë që pritet mbërritja e një helikopteri për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here