Covid 19, shperthim komunitar, ne Shkoder çdo dite 100-120 raste, Hysa: Qytetaret po neglizhojne masat

0
1095

 

Ditët e fundit në Shkodër janë rritur ndjeshëm rastet që rezultojnë pozitiv me covid 19 apo variantin delta. Rreth 400 testime kryhen ku 30% e tyre rezultojnë mbartës të virusit. Shefia e shërbimit epidemiologjik Dhurata Hysa thotë se infektimet janë rikthyer si shpërthim komunitar duke mos patur vatra izoluese.

Qytetarët nuk po respektojnë masat duke neglizhuar edhe simptomat apo izolimin! Më mirë paraqitet situata në institucione ku deri më tani nuk ka shpërthim infektimesh por vetëm raste sporadike. Përhapja bëhët nga familjarët.

Cdo ditë në Shkodër rezultojnë pozitiv 100-120 qytetarë ku në total sipas Ministrisë së shëndetësisë jane 1322 aktivë, duke u rënditur qarku i dytë me kurbën më të lartë pas Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here