Imazhe qe demtojne Shkodren turistike, degradimi i banesave te romeve pertej Ures se Bunes

0
970

Hyrja per ne brigjet turistike te Liqenit te Shkodres, drejte Shirokes dhe Zogajve i ngjan nje katrahure ! Banesat e komunitetit Rom përtej Ures se Vjeter te Bunes, i bejne nje prezantim skandaloz jo vetem brigjeve liqenore, por ne teresi Shkodres turistike ! Eshte kjo nje histori e njohur e ketyre 3 dekadave te fundit, e trajtuar me dhjetra here edhe ne media, edhe ne takime te ndryshme te qeverisjes vendore, edhe te organizatave turistike, megjithate asgje ketu nuk ka ndryshuar, përkundrazi fasadat e ketyre banesave kane ardhur drejte degradimit. Qytetaret theksojne se kjo gjendje eshte e papranueshme jo vetem per pushtetin vendor te Shkodres, por edhe per qeverine qe nuk insiston per ta ndryshuar me çdo kusht kete situate.

Komuniteti Rom e ka te pamundur t’i rregulloje vete fasadat apo banesat qe jane duke u shembur, pasi nuk ka te adhura per te përballuar shpenzimet. Eshte kjo arsyeja qe kërkohet te marrin pergjegjesi bashkia Shkoder dhe qeveria per hartimin e nje projekti, qe kesaj zone t’ia nderroje pamjen si dhe vete qytetaret te banojne e jetojne ne kushte me te mira. Ne fakt para disa viteve nisi ndertimi i disa banesave per familjet rome nga bashkia Shkoder, por nuk u vazhdua gjate. Nisma mbeti rruges, duke lene pas kete gjendje te shemtuar qe e demton ndjeshem imazhin e Shkodres turistike !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here