Ironia e Braçes: Ta dinte Nënë Tereza se shërbyesit publik do shëlleheshin në Palasë e Jalë nuk do ngjitej lart si Shenjt

0
751

Administrata shtetërore sot është pushim. 5 shtatori, dita e shënjtërimit të Nënë Terezës, e cila është festë zyrtare në Shqipëri, përkoi me të dielën e pushimit, ndaj edhe zëvendësohet këtë të hënë, 6 shtator.

Deputeti, Erjon Braçe, ka ironizuar mbi këtë fakt, duke u shprehur se nëse Nënë Tereza do ta parashikonte këtë do vijonte të shërbente për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjt.

Ta dinte NENE TEREZA qe
shenjterimi i saj,
do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e qe sherbyesit publik te ZYRAVE do shelleheshin ne Palase tek NAZURI,
ne Jale tek CMENDURIA,
ne Hamalle tek DALLGA,
ne gjirin e Lalezit tek 7 FSHTRAT E LURES apo ne sarajet e cdo oligarku,
do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT!
ME KEMBE NE TOKE!
#Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot,
nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here