Liqeni Shkodres kthehet ne moçal ! Tri dekada, vetem ndotje e gjithanshme, e pafalshme kjo gjendje per institucionet…

0
594

 

Nuk mbahet mend te kete qene Liqeni i Shkodres ne kete gjendje si sot ! Renia e nivelit te ujit ne kuotat me minimale te mundeshme, ka nxjerre mbi sipërfaqe ndotjet e shumta te kesaj pasurie te paçmuar natyrore.

Eshte nje gjendje teper e rende, nje krim mjedisor qe eshte lejuar te kryhet nder vite mbi kete pasuri ujore dhe ekologjike te pazevendesueshme.

Nje pergjegjesi e rende, shume e rende kjo situate, si per institucionet e Shkodres e sidomos ato mjedisore ne veçanti , ashtu dhe per Ministrine  Mjedisit dhe Turizmit ! Per 3 dekada jo vetem qe nuk eshte hedhur asnje hap sado minimal per pastrimin e Liqenit te Shkodres, por jane shtuar ndotjet nga shume drejtime dhe sot eshte kthyer ne moçal ! Ne vend qe se paku te shfrytëzohej kjo periudhe e renies se nivelit te ujit per ta pastruar, as qe shqetësohet njeri ne institucionet e mbrojtjes mjedisore per te hedhur qofte edhe nje hap ne kete drejtim !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here