Aksidentohet familja 6 anëtarëshe nga Dibra, njëri nga të plagosurit transportohet me helikopter drejt Tiranës

0
904

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Burrel-Ulëz.

Një automjet me pasagjerë anëtarët e një familjeje është përplasur, si rrjedhojë njëri nga të plagosurit është transportuar me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit.

Policia njofton se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bushkash dhe mësohet se familja është nga Dibra.

“Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.” – njofton policia.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here