Qeveria akordon 1.2 milione lekë për drejtuesen e Prokurorisë Pukë. Mbulim për shpenzime të mjekimit

0
634

Në mbledhjen e parë Keshilli i Ministrave akordoi një fond prej 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë për Drejtuesen e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë

Fondi ka qëllim mbulimin  shpenzimeve të mjekimit.

Në 2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryetaren e Prokurorisë së Pukës, Elidiana Kasa. Sipas KPK, atehere Kasa nuk kishte probleme me pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale.

V E N D I M
PËR

MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. ELIDIANA KASA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.20, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here