FDA mbështet vaksinën e Pfizer për fëmijët mbi 5 vjeç

0
527

 

Paneli i qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar vaksinën kundër Covid-19 të kompanisë Pfizer/BioNTech, edhe për fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç.

Ekspertët e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) kanë përkrahur këtë vendim të martën ( 26 tetor), duke i hapur rrugën autorizimit brenda disa javësh.

Në muajin shtator, kompania Pfizer ka thënë se të dhënat kanë treguar që vaksina kundër koronavirusit është e sigurt për fëmijët.

SHBA tashmë është  po vaksinon fëmijët e moshave 12 vjeç e lart. Vendimi i fundit prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë.

Ky vendim tani pret miratim nga FDA dhe Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Ekspertët e FDA-së kanë thënë se janë të bindur se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Të dhënat zyrtare në SHBA tregojnë se 160 fëmijë të moshave 5 deri në 11 vjeç, kanë vdekur  nga Covid019, prej shpërthimit të pandemisë. SHBA ka regjistruar rreth 740,000 vdekje nga  pandemia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here