Meta dekoron “Martir të Demokracisë” të dënuarin politik: Vlerësim për sakrificën për liri e demokraci

0
486

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Martir i Demokracisë”  të përndjekurin politik, Isahak Toros Shahnaian (pas vdekjes), për qëndresën  dhe veprimtarinë  e tij ndaj diktaturës komuniste dhe veorintarinë e tij në demokraci.

Nëpërmjet një postimi në Facebook , Meta shkruan se titulli “Martir të Demokracisë” , i jepet të dënuarit politikë për sakrificat që ka bërë ky i fundit për mbrojtjen e idealeve për liri dhe demokraci.

Në shenjë vlerësimi për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealeve për liri, demokraci, shtet të së drejtës dhe dinjitet njerëzor, si dhe kontributin e vyer si veprimtar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e kauzës të ish-të dënuarve politikë në Shqipëri ”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

“Në vlerësim për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealeve për liri, demokraci, shtet të së drejtës dhe dinjitet njerëzor, si dhe për kontributin e vyer si veprimtar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e kauzës të ish-të dënuarve politikë, vlerësova me Titullin “Martir i Demokracisë”, një prej shembujve më të spikatur të përndjekjes, por dhe të qëndresës së admirueshme ndaj diktaturës komuniste, Isahak Toros Shahnaian.

Bir i denjë i popullit armen, të cilin dallgët e jetës e kishin sjellë familjarisht në trojet tona, kalvari i vuajtjeve të tij filloi në moshën 17 vjeç për t’u dënuar tri herë rresht për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje, duke u konsideruar një nga legjendat e gjalla të qëndresës kundër diktaturës.

Vlerësimi për Isahak Toros Shahnaianin është dëshmi e respektit, detyrimit dhe nderimit tonë,  për të gjithë shtresën e ish-të përndjekurve politikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here