Ulen infektimet e Covid, shënohen 3 viktima në 24 orët e fundit

0
439

 

Tre viktima dhe 571 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 277 raste të reja, duke vijuar më pas me  27 raste  në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Kamëz, Vlorë, 16 në Gjirokastër, 15 në Sarandë, nga 14 qytetarë në Durrës, Korçë, Elbasan, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Lezhë, Lushnje, 8 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kavajë, Mat, 6 në Mirditë, nga 5 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 4 në Vorë, nga 3 qytetarë në Librazhd, Gramsh, Belsh, Cerrik, Dimal, Përmet, Dropull, Kurbin, Tropojë, nga 2 qytetarë në Kukës, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Kolonjë, Devoll, Pogradec, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 7,763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Berati 64 vjeç, një qytetare nga Elbani 77 vjeçe, një qytetare nga Memaliaj 86 vjeçe.

Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 571
Të shëruar në 24 orë 639
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4132

Testime totale 1,315,672
Raste pozitive 186,793
Raste të shëruara 176,090
Raste Aktive 7,763
Humbje jete 2,940

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4044
Fier 790
Durrës 505
Shkodër 500
Vlorë 418
Elbasan 348
Gjirokastër 328
Berat 261
Korçë 198
Lezhë 181
Kukës 116
Dibër 74

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here