Sot seancë plenare, Kuvendi hap punimet me interpelancën e Manastirliut për marrëveshjen me Pfizer

0
594

Kuvendi zhvillon sot në orën 10:00 seancë plenare. Punimet do të çelen me interpelancën e ministres së Shëndetësisë Oferta Manastirliu e kërkuar nga deputeti i PD-së Tritan Shehu lidhur me marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Pfizer.

Pjesë e rendit të ditës është dhe projektligji për bashkëqeverisjen, ratifikimi i konventës mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat si dhe projektligji për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës për bashkëprodhimin kinematografi Roterdam 30 janar 2017.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here