Regjistri i dhunuesve seksualë, pritet miratimi në Kuvend

0
534

Pas rasteve të abuzimeve seksuale me të miturit në shkolla, një reagim i madh shoqëror u shkaktua. 22 mijë firma qytetarësh janë mbledhur, nga 20 mijë të kërkuara për shqyrtimin dhe miratimin e regjistrit kombëtar për dhunuesit seksual të fëmijëve si dhe grave.

Për herë të parë një nismë e shoqërisë civile mbi këtë shqetësim vjen si kërkesë e shumë prindërve firmëtarë, të cilët kërkojnë më tepër siguri për fëmijët e tyre në ambientet publike.

Në regjistër do të përfshihen vetëm të proceduarit penal të formës së prerë nga gjykata, pasi për të dyshuari do të jetë thuajse e pamundur përfshirja e emrave të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here