Kryeministri Edi Rama reagoi sot teksa Sindikata e Pedagogëve ka paralajmëruar për grevë urie nëse nuk realizohen kërkesat e tyre nga qeveria.
Rama deklaroi në Qesarakë gjatë inaugurimit të një shkolle se “grevë urie për paga bëjnë vetëm njerëzit, pa fe, pa flamur, pa din e pa iman”, duke vijuar sulmin ndaj kreut të Sindikatës, Sandër Kovaçi.
“Grevë urie për rroga bëjnë njerëzit pa fe, pa flamur, pa din e pa iman. Grevë urie për rroga nuk bëjnë prindërit e këtyre të cilët me siguri shumica i kanë të ardhurat më pak se SHIK-si që urdhrat i merr nga fortorja e baltës, por nuk bën grevë urie.
Është institucion i lartë për të cilin luftohet për të drejta themelore, aq më tepër në këto kushte rritjen më të madhe për rroga e kanë pasur pedagogët, nuk iu është rritur rroga 15% mësuesve, që janë bashkë me fëmijët këtu, edhe pse kanë punë më të vështirë se shumë prej atyre që mbajnë emrin e pedagogët. Si mundet një misionar i arsimit të deklarohet publikisht se nuk ia vlen të jesh pedagogë. Ai s’mund të jetë më pedagog, për është autonomia jo e drejta jonë tu’ tregojmë vendin”, tha Rama.