Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për mediat jashtë parlamentit dhe ka deklaruar se do të vijë një ditë që populli opozitar do të mbërrijë në Parlament dhe do të japë përgjigjen e merituar, sepse sipas tij ai pushtet nuk meriton të ekzistojë.
“Nuk respektohet asnjë nen i kushtetutës. Gjithçka bëhet për të shuar zërin e opozitës. Ata nuk duan që ne t’i denoncojmë këto vjedhje. Parlamenti ka marrë formën e platforme sharje. Kjo na detyroi, që të dalim në Facebook të komunikojmë me qytetarët se ndryshe nuk do na lejonin. Është bërë një institucion që marrin vendime grupe kriminale me dhe pa pushtet. Ky pushtet nuk meriton të ekzistojë. Siç jam zotuar më 12 nëntor. Në momentin e caktuar këtu në Kuvend do vijë populli shqiptar. Kemi 4 muaj që kemi dorëzuar një rezolutë për krimet serbe në Kosovë. Por këta nuk e fusin në procedurë. Linda e parlamentit e mban sirtar. Linda e Parlamentit zbaton porositë e Edit të Surrelit. Edi thotë fjalë më të turpshme,” tha Berisha.