Monday, December 30, 2024
HomePolitikëSpaho: Porti projekt që rrezikon të kthejë vendin në lavatriçe të pastrimit...

Spaho: Porti projekt që rrezikon të kthejë vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të pista

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nga foltorja e Kuvendit, por me mikrofon të fikur dhe nga live i “Facebook’ të kryedemokrati Sali Berisha akuzoi maxhorancën për projektin e portit të Durrësit.

Sipas tij ky projekt rrezikon të kthejë vendin në lavatriçe të pastrimit të parave.

“Dëshiroj të flas për çështjen e integrimit europian, pasi është çështje jetike për Shqipërinë. Ata nuk kanë kurajo të rrinë të protestojnë me opozitën, por ikin me bisht ndër shalë. Integrimi i vendit në BE ka stopuar dhe s’ka bërë hapa para. Si mund të integrohemi ne në BE kur dëshirojmë të bëjmë amnisti fiskale për krimin e organizuar. Ka paralajmëruar BE që ‘nëse ju do të bëni amnisti fiskale penale, s’ka integrim’. Jo më kot të thash Taulant që ta dëgjosh atë fjalën e atit të shquar që e futët në burg; duhet të ndërroni trunin. Dhe me këtë tru nuk ikin dot në BE. Porti i Durrësit është shëmbëlltyra e plotë e pastrimit të parave. Keni filluar të kapni tërë gangot e Durrësit dhe po i lusni të investojnë në Portin e Durrësit. Ngrihuni kundër projektit të Durrësit, pasi është amnistia fiskale penale, e pastrimit të parave. Shqipëria po kthehet në lavariçe të pastrimit të parave.”, tha Spaho.

Spaho u shpreh se ai nuk përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj dhe kërkoi fjalën sipas rregullores.

“Zonja kryetare kam kërkuar 10 minuta kohë të flas për integrimin e nuk do heq dorë nga kjo e drejtë e imja. Mua nuk më përfaqëson Alibeaj, ai është paterica e Ramës. Rakordon qëndrimet që mos lejohemi e të flasim. Vendimet e tij me Ballën nuk pranoj të jenë të detyrueshme për mua. Jam deputet i pavarur e dua fjalën aq minuta sa ma lejon rregulloja”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts