Nëse në vitin 1950 jetëgjatësia mesatare e një qytetari ishte 54.4 vite, tani ka arritur në 77.3 vite duke u zgjeruar kështu me mbi dy dekada. Bashkë me jetëgjatësinë, në Shqipëri është rritur edhe mosha mesatare e popullsisë. Nga 34.2 në vitin 2013, mosha mediane e popullsisë ka arritur në 38.2 vjeç.
Organizata Botërore e Shëndetësie në programin e ri për Shqipërinë deri me 2025 e trajton këtë fenomen, duke shkruar se rënia e popullsisë e shoqëruar me plakje të shpejtë rrezikon qëndrueshmërinë financiare të pensionistëve dhe invalidëve dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e tyre.
“Edhe ne po futemi në popullsinë që po plaket. Edhe ne nuk e kemi nga këto ritmet natyrore. Ne e kemi ekstra-natyrore si pasojë e migracionet. Dhe në emigracionit ikin moshat e reja”, tha mjeku Pilaca.
Shqipëria ka një barrë të lartë të sëmundjeve jo-kronike që kërkojnë politika në parandalimin e faktorëve të rrezikut. Zvogëlimi i tyre kërkon rritje të qëndrueshme të investimeve dhe forcim të monitorimit. Prioritete ngelen po ashtu, aksesi mjekësor për gratë shtatzëna në zonat rurale dhe ndalimi i përhapjes së obezitetit, sidomos te fëmijët.