Këtë të martë në Tiranë, pritet të mbahet tryeza e përbashkët e diskutimit me partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Ftesa ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa ftesa i është drejtuar të gjithë liderëve të forcave politike atje. Këtë mbledhje e tentoi edhe në tetor të një viti më parë Lëvizja Besa, por përfundoi pa rezultat.