Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me presidentin e Republikës Bajram Begaj, ndërsa bëjnë një shëtitje në Liqenin e Tiranës.
Në postimin në Twitter, ambasadorja Kim ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi të kalojë kohë me kreun e shtetit shqiptar.
“Gjithmonë është një nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por sidomos për të ecur dhe biseduar së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, shkroi ambasadorja Kim.
Postimi vjen vetë një ditë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kreun e shtetit për të propozuar emrin e kreut të ri të SHISH.