Sunday, December 22, 2024
HomePolitikëKosova bëhet çështje në Kuvend, ministrja Xhaçka thirrje Serbisë: Lironi 3 efektivët!

Kosova bëhet çështje në Kuvend, ministrja Xhaçka thirrje Serbisë: Lironi 3 efektivët!

-

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me arrestimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës, ndërsa bëri thirrje për lirimin e tyre.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhaçka tha se Qeveria e Serbisë duhet t’i lirojë. Mes të tjerash ajo iu përgjigj kritikave të opozitës, ndërsa theksoi se Kosova për qeverinë është prioritet dhe e shenjtë.

“Është e domosdoshme që qeveria e Serbisë të lirojë të tre policët. Lirimi i tyre do ishte në kuadër të zbutjes së tensioneve. Ndërkohë i lëmë kohë KFOR-t të zbardhë atë që ka ndodhur. I kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e qeverisë së Kosovës për ndalimin e automjeteve me targa serbe. Lëvizja e Lirë është angazhim i rëndësishëm që vendet kanë marrë në kuadër të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Qeveria ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për masa tregtare por për masa sigurie. Mbetet të shohim si do zbatohet kjo por shpresojmë që të mos ndodhë sepse do të dobësonte pozitën e Kosovës në sytë e aleatëve”-tha Xhaçka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts