Pasi “Euronews France” i kushtoi artikull Shqipërisë turistike, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Rama tregon sekretin e gjithë kësaj vëmendjeje të madhe ndaj vendit tonë. Sipas tij janë peizazhet e bukura, mikpritja dhe plazhet elementët që bëjnë të mundur një numër rekord turistësh.
“Shqipëria në boom turistik dhe këtë radhë është Euroneës France që na kushton këtë artikull, duke përshkruar numrin e turistëve që rritet vit pas viti, për të shënuar tjetër rekord në 2023. Sekreti? Peizazhe të bukura, mikpritje autentike dhe plazhe që të lënë pa frymë”, shkruan kreu i qeverisë.