Monday, December 30, 2024
HomeAktualitetManja: Radha e organeve të drejtësisë për të forcuar besimin e qytetarëve

Manja: Radha e organeve të drejtësisë për të forcuar besimin e qytetarëve

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendit deklaroi se vettingu është ilaçi i duhur për të pastruar sistemin. Teksa u ndal te reforma në drejtësi, ai theksoi se ajo ka dhënë rezultate konkrete.

Sipas tij është radha e organeve të drejtësisë që t’i sigurojnë shqiptarët për zgjidhje të problematikave.

“Koha kërkon rezultate konkrete, standarde të larta të garantimit të të drejtave kushtetuese dhe lirive themelore dhe institucional të organeve të reja. Sot falë rezultateve të reformës, Shqipëria ka marrë dritën jeshile për negociatat. Ndaj dua të ndalem për të falënderuar institucionet. Vakancat në gjykatë dhe në prokurori do të plotësohen. Presim që nga sistemi të vijnë sinjale pozitive. Ka ardhur koha për të ndryshuar thelbësisht mentalitetin e ri. Prokurori i Përgjithshëm dhe i SPAK duhet të ndërmarrin hapa konkrete për garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.”, tha Manja.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts