Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetPolicia e Shtetit bën bilancin e muajit gusht: 13 shtetas të shpallur...

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit gusht: 13 shtetas të shpallur në kërkim u arrestuan

-

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin gusht. Sipas të dhënave të policisë, 13 shtetas të shpallur në kërkim janë arrestuar. 39 operacione janë zhvilluar për goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve. Janë sekuestruar 94 kg kanabis gjatë muajit gusht si dhe 1.2 kg kokainë. U bllokuan 104 mjete lundruese dhe në 47 raste iu dha ndihma turistëve të huaj.

Njoftimi i policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit, gjatë muajit gusht 2023

Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar gjatë këtij muaji, për mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik 2023, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie që kryhet në kundërshtim me ligjin.

Ndjekja me prioritet e çdo denoncimi të qytetarëve, kontrollet e pandërprera në territor dhe administrimi i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë patur si rezultat parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat.
Prezencë e shtuar e shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, në zonat bregdetare dhe në zonat turistike, për të garantuar rend dhe siguri, si dhe për t’iu shkuar në ndihmë turistëve, në çdo rast nevoje.

Gjatë muajit gusht 2023, Policia ka finalizuar 137 operacione dhe megaoperacione policore, si dhe ka vënë në pranga 794 autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

13 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëëtar janë kapur dhe vënë në pranga, nga FAST Albania dhe nga strukturat e Policisë në qarqe, si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts