Është mbyllur një tjetër edicion i suksesshëm i Triathlon Labeat, ku morën pjesë rreth 60 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe vendet e tjera të rajonit, të cilët garuan në tri disiplina not, vrapim dhe çiklizëm. Këtë vit garat janë organizuar me dy kategori, individual dhe stafetë. Edicioni i 11-të “Triathlon Labeat” ka mbështetur fushatën e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, në bashkëpunim me shoqatën “Europadonna”
Ky aktivitet u organizua nga Shkodra Sport, e drejtuar nga Klit Hoti, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe partnerëve të tjerë.