Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetUlje me 18.7% e numrit të refuzimeve të hyrjes së shtetasve shqiptarë...

Ulje me 18.7% e numrit të refuzimeve të hyrjes së shtetasve shqiptarë në një vend të BE

-

Ministria e Brendshme njoftoi sot se u zhvillua në Bruksel, takimi i 10-të i Komitetit të Përbashkët për Ripranimet, midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, ku si përfaqësues i Ministrisë së Brendshme ishte zv.ministri Andi Mahila.

Në përfundim të takimit u arritën konkluzionet, të vlerësuara nga 21 shtete anëtare të Bashkimit Europian.

Në konkluzione thuhet se zbatimi i Marrëveshjes për Ripranimet midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është në nivel shumë të mirë dhe me një bashkëpunim konstruktiv.

Ka ulje me 18.7% të numrit të refuzimeve të hyrjes së shtetasve shqiptarë në një vend të BE.

Në nivel shumë të mirë u përcaktuan edhe bashkëpunimi për procedurat e identifikimit të shtetasve shqiptarë që nuk zbatojnë kushtet e qëndrimit në një vend të BE-së si dhe bashkëpunimi për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për shtetasit shqiptarë që duhet të kthehen në Shqipëri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts