Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetUlen temperaturat, nisin rrebeshet e shiut dhe stuhitë e forta

Ulen temperaturat, nisin rrebeshet e shiut dhe stuhitë e forta

-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.

Mjegullinë në orët e mëngjesit nga reshjet e shiut.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts