Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetUlen shpenzimet e kryefamiljarëve me arsim të lartë dhe të mesëm, si...

Ulen shpenzimet e kryefamiljarëve me arsim të lartë dhe të mesëm, si po rëndohet gjendja e tyre ekonomike nga pamundësia për të ardhura e karrierë

-

Personat e arsimuar në vendin tonë po përballen me mundësi të kufizuara për të ardhura dhe karrierë dhe kjo po rëndon gjendjen ekonomike të tyre. Anketa e buxhetit të familjeve nga INSTAT tregoi se në vitin 2022 familjet që kishin kryefamiljar me arsim të lartë shpenzuan më pak se në vitin 2021.

Kjo kategori shpenzoi mesatarisht 107,233 lekë në muaj në vitin 2022, nga 10,208 lekë në muaj që shpenzonin me 2021 ose rreth 2% më pak. Në kushtet e një inflacioni jo të zakontë, ku çmimet u rriten mesatarisht me 6.7% vitin e kaluar kryefamiljarët me arsim të lartë u përballën me rënien të konsiderueshme të shpenzimeve me 2022 dhe për rrjedhojë edhe më përkeqësim të mirëqenies së tyre. Tek kryefamiljarët me arsim të mesëm rënia e shpenzimeve ishte edhe më e lartë me 2022. Një familje në këtë kategori të arsimit shpenzoi mesatarisht 85,416 lekë në muaj vitin e kaluar ose 3.2 % më pak se më 2021 (shiko grafikun e mëposhtëm). Rritja e shpenzime ishte e ndjeshme për familjet pa shkollë dhe ato me arsim me 8-9 vjeçar. Sipas të dhënave të INSTAT familjet me kryefamiljar pas asnjë nivel arsimi të përfunduar shpenzuam mesatarisht 60,482 lekë në muaj në vitin 2022 me rritje 8,8 për qind në raport me vitin 2021.
Rritja e shpenzimeve ishte më e lartë në familjet me kryefamiljar me arsim 8-9 vjeçar. Kjo kategori shpenzoi mesatarisht 85,416 lekë në muaj në vitin 2022 ose 13.7 për qind më shumë se në vitin 2021.

Modeli ekonomik që ka Shqipëria gjeneron më shumë mundësi për personat e paarsimuar. Përgjatë vitit 2022, por edhe 2023 pagat për minimalë është rritur me ritme më të shpejta se paga mesatare e nxitur edhe vendimet e qeverisë. Tregu i punës po gjeneron ofertë të bollshme për punë në profesione që nuk kërkojnë kualifikim. Zhvillimi i turizmit rriti ndjeshëm kërkesën për punonjës të pastrimit, dhe nga në anën tjetër në sektorin e ndërtimit kërkesa për punonjës krahu është e lartë duke bërë që pagat për këtë kategori të jenë shpesh mbi nivelin minimal.

Rritja e pagave në sektorin privat po nxitet më shumë nga zhvillimet demografike që ka krijuar mungesa jetike për shumicën e aktiviteteve se nga politikat zhvillimore dhe rritja e produktivitetit. Në vitin 2022, shpenzimet mesatare mujore për konsum 4,5 % më të larta se në vitin 2021, por rritja është gjeneruar nga familjet pa arsim, pasi ato me arsim të lartë shënuan përkeqësim me 2022./Monitor

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts